Para protestës
Përgatitu para se të dalësh
Duhet të kesh një plan për çdo situatë.
Shko i përgatitur
- Mos qëndro vetëm. Shko me njerëz që njeh ose bashkohu me një grup në protestë. Nëse s’ke me kë të shkosh, shkruaj në WhatsApp për të gjetur një grup.
- Njofto një familjar se ku do të jesh dhe mbaje të informuar nëse ndryshon vendndodhje.
- Cakto një pikë takimi me shokët në rast se ndaheni.
- Shkruaj në letër numrin e një familjari dhe të një avokati. Policia mund të ta marrë telefonin ose mund të të mbarojë bateria.
Vishu për mbrojtje
- Mbulo sa më shumë lëkurë: mëngë të gjata, doreza, kokore. Mbulo tatuazhet dhe hiq bizhuteritë.
- Mos përdor makijazh, kremra me bazë vaji apo vazelinë mbi lëkurën që mund të ekspozohet: e mbajnë gazin mbi lëkurë.
- Mos vendos lente kontakti. Lidh flokët dhe shmang aksesorët që mund të tërhiqen.
- Maska N95 nuk mbron nga gazi lotsjellës, por është më mirë se asgjë; maska kundërgaz mbron më shumë. Çdo maskë kufizon edhe identifikimin nga kamerat.
Merri me vete
- Ujë të pijshëm dhe solucion fiziologjik steril për shpëlarjen e syve, diku ku i arrin lehtë.
- Doreza pa lateks, garza sterile, fasha dhe leukoplast.
- Telefon të karikuar dhe power bank, një dokument identifikimi, ilaçet që të duhen, pak para dhe rroba rezervë në një qese.
Siguro telefonin
- Vendos një kod të fortë dhe çaktivizo Face ID dhe gjurmën e gishtit përpara protestës.
- Kufizo njoftimet që shfaqen në ekranin e kyçur.
- Mos e shpërnda vendndodhjen publikisht, vetëm me njerëz të besuar.
Kujdes: pajisjet mbrojtëse nuk e bëjnë të sigurt ekspozimin ndaj gazit. Zgjedhja më e sigurt është të largohesh nga burimi.